Site icon PORTALB

Zyrtare: Reali zgjedh pasuesin e Zidane

Zinedine Zidane

Real Madrid ka zgjedhur zëvendësuesin e Zinedine Zidane.

Me anë të një komunikate të shkurtër për shtyp, klubi kampion i Evropës ka njoftuar se Julen Lopetegui do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës madrilene, transmeton Top Channel.

Trajneri aktual i Spanjës do të nisë punën me Realin menjëherë pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018”.

Lopetegui ka nënshkruar një kontratë me Realin deri në vitin 2021.

Exit mobile version