Site icon PORTALB

Timmermans: Evropa duhet të marrë fatin në duart e saj

Zëvendës-presidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans/ Foto: AA

 Nënpresidenti i parë i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, deklaroi sot se samiti i radhës i liderëve të Bashkimit Evropian është me rëndësi meqë Evropa doemos duhet të marrë fatin e saj në duart e veta, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për herë të parë nga viti 1945 kemi situatë ku një president amerikan si interes strategjik nuk e konsideron punën e krijimit të Evropës së fortë dhe të bashkuar dhe marrëdhëniet transatlantike”, tha Timmermans në takimin me parlamentarët evropianë në Strasbourg.

Ai po ashtu tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të fillojë të punojë në krijimin e të ardhmes së vet.

“Uniteti i Bashkimit Evropian u ndërtua nga anëtarë të cilët vullnetarisht dhe në mënyrë demokratike vendosën të bashkojnë fatet e tyre dhe së bashku të krijojnë të ardhmen”, porositi Timmermans.

Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen në Bruksel në një samit që është paralajmëruar më 28 dhe 29 qershor.

Exit mobile version