Site icon PORTALB

Mançevski thotë se për dy vjet e gjysmë do të miratohet ligji për mediat

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski

“Problem është ajo, se një pjesë e madhe e Këshillit të Radio Televizionit të Maqedonisë(RTM) dhe Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele(ASHMAA), janë anëtarë partiak, funksionarë shtetëror të lartë aktual dhe të mëhershëm, këshilltarë në kabinetin e Nikolla Gruevskit”, ka thënë ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski duke njoftuar bllokadën që VMRO-DPMNE-ja është duke i bërë ligjit për media, transmeton Portalb.mk.

Sipas ministrit Mançevskit, nëse debati për ligjin e mediave vazhdon në të njëjtën mënyrë, i njëjti do të miratohet për dy vjet e gjysmë.

“Tashmë katër muaj, opozita me debate të pafundme për amendamentet e propozuara, bllokon miratimin e ligjit për ASHMAA-në. Në Komisionin për Transport dhe Lidhje, janë mbajtur vetëm gjashtë seanca, ku kemi arritur të kalojmë vetëm 7 amendamente, kurse mbeten edhe 68. Me këtë dinamikë, ligji do të arrijë të miratohet për dy vjet e gjysmë”, tha Mançevski.

Sipas  tij, deputetët e VMRO-DPMNE-së janë:

Sipas ministrit Mançevski: “Qëllimi i VMRO-DPMNE-së është që të zgjatet mandati i përbërjes aktuale të Transmetuesit Publik dhe ASHMAA-së”.

Zgjidhja e problemit me ligjin e mediave sipas ministrit Mançevski mund të tejkalohet: “Duke punuar çdo ditë, për një kohë të gjatë, në vend që dy deri tre orë në ditë. Absolutisht nuk jemi kundër debatit, që po tregojnë se janë kontradiktore ndërmjet vete dhe të palogjikshme”.

Exit mobile version