Katari ka parashtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kundër Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për shkelje të të drejtave të njeriut, njoftoi të hënën Ministria e Jashtme e Katarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Shteti i Katarit ka ngritur procedurë kundër EBA-ve në GJND për shkelje të të drejtave të njeriut”, ka njoftuar ministria përmes llogarisë së saj në Twitter.
EBA-të nuk janë pronocuar në lidhje me njoftimin e Katarit për ngritje të padisë kundër tyre.
Marrëdhëniet ndërmjet Katarit dhe EBA-ve janë tensionuar që nga qershori 2017, kur Arabia Saudite, Egjipti, EBA-të dhe Bahreini ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Dohan, duke i akuzuar ata për mbështetje të terrorizmit.
Katër vendet kanë kërcënuar Katarin me sanksione shtesë nëse nuk plotësojnë listën e kërkesave, përfshirë mbylljen e rrjetit televiziv Al Jazeera.
Katari, megjithatë, nuk pranoi të përmbushë kërkesat, duke hedhur poshtë akuzat dhe duke e përshkruar embargon nga Arabia Saudite si një shkelje të sovranitetit të tij kombëtar.