Site icon PORTALB

Mediat greke për emrin, shpalosin detaje nga marrëveshja Zaev – Cipras

Cipras - Zaev

Shumë media greke kanë publikuar thuajse në tërësi marrëveshjen, e cila u arrit ndërmjet kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras dhe atij të Maqedonisë, Zoran Zaev. Në të, në detaje janë definuar ndryshimet e arrira dhe hapat e ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, maqedonisht – “Republika Severna Makedonija”, shqip – “Republika e Maqedonisë Veriore” dhe anglisht – “Republic of North Macedonia”, është marrëveshja ndërmjet dy shteteve, dhe e njëjta parashihet të jetë me përdorim të përgjithshëm.

Mediat “Eifemerida” dhe “Radio 24/7” kanë njoftuar detaje nga marrëveshja, e cila ndër të tjerash parasheh edhe ndryshime të Kushtetutës së Maqedonisë.

Dy çështjet kryesore për palën maqedonase gjatë procesit negocius, përdorimi i mbiemrit “maqedonase” para shtetësisë dhe gjuhës – ruhet dhe garantohet. Nga Kushtetuta e Maqedonisë do të duhet të fshihet Neni i cili parasheh kujdes për “pakicën maqedonase” jashtë kufijve të shtetit.

Një Komision i veçantë do të duhet të merret vesh për përdorimin e masave mbrojtëse tregtuese nga ana e të dyja shteteve.

Hapat e ardhshëm

Në shtypin grek, theksohet se hapat e ardhshëm që duhet të arrihet pajtueshmëri në marrëveshjen e emrit Zaev – Cipras, është ratifikimi i kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Maqedonisë. Nëse presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të refuzojë ta nënshkruajë të njëjtën, ashtu edhe siç pritet, menjëherë duhet të vijojë edhe votimi i dytë.

LEXO: Zaev: Shpresoj që marrëveshja të arrihet sot, sapo të arrihet, opinioni do të njoftohet

Në lidhje me këtë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se marrëveshja për emrin Maqedoni – Greqi do të arrihet sot, duke u shprehur optimist se ajo do të jetë diçka e bukur.

Exit mobile version