Si pasojë e rrëzimit të helikopterit ushtarak të tipit Mi-17 prodhim rus, në qytetin Plovdiv të Bullgarisë, kanë humbur jetën dy pilotë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Radioja Kombëtare e Bullgarisë (BNR) njoftoi se helikopteri ushtarak i tipit Mi-17, prodhim rus, ka rënë për arsye ende të paidentifikuara në rajonin e bazës së Forcave Ajrore të Krumovos, pranë qytetit Filibe, në juglindje të vendit.
Dy pilotë në helikopter kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Helikopteri ka marrë pjesë në trajnimet për shpëtim me litarë.
Dëshmitarët e rastit njoftojnë se helikopteri i cili papritmas ka filluar të bie, është përplasur në tokë në afërsi të aeroportit dhe më pas është përfshirë nga zjarri.
Mësohet se kanë filluar hetimet lidhur me rastin.