Deputeti grek, Dimitris Kamenos deklaroi se partia e tij nuk pranon zgjidhje të emrit në të cilin do të përfshihet termi Maqedoni, transmeton Portalb.mk.
“Nëse Shkupit ia japin termin Maqedoni dhe gjuhën maqedonase, kjo do të jetë humbje e madhe për Greqinë”, deklaroi njëri ndër nënkryetarët e Kuvendit grek, Dimitris Kamenos pas bisedës telefonike mes kryeministrit grek dhe atij maqedonas, transmeton media greke “Radar”.
Siç paralajmërojnë nga partia, Kamenos duhet të mbajë konferencë për media në lidhje me temën aktuale për problemin me emrin.
- LEXO: Ivanov Zaevit: zgjidhja e problemit me biseda telefonike – joserioze dhe e papërgjegjshme
- LEXO: Mediat greke: Marrëveshja është arritur për Maqedonia Veriore, nënshkrimi do bëhet në Prespë gjatë vikendit
Mediat greke shkruajnë se kryeministrat Zaev dhe Cipras janë marrë vesh për zgjidhjen e çështjes së emrit, ku emri të jetë “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa nënshkrimi për marrëveshjen do të bëhet gjatë fundjavës në Prespë.