Site icon PORTALB

Tetovë, lëndohet me plumb 14 vjeçari

S.R. është bartur në Qendrën medicinale në Tetovë

S.R. është bartur në Qendrën medicinale në Tetovë

Katërmbëdhjetë vjeçari S.R. i fshatit Çiflik të Tetovës u lëndua me një plumb në këmbën e majtë, njoftojnë nga MPB-ja.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 1 të mëngjesit, kur pas një grindjeje të mëparshme, M.M. (26) ka gjuajtur tre herë me armë zjarri S.R. (14) dhe dy të tjerët të cilët kanë qenë me të, duke goditur kështu të miturin.

S.R. është bartur në Qendrën medicinale në Tetovë, ndërsa M.M. vetë është paraqitur në stacionin policor në Grupçin.

Policia, prokurori publik, si dhe një ekipë e SPB-së së Tetovës ka hetuar vendin e ngjarjes, duke i marrë masat adekuate për zbardhjen e rastit./Portalb

Exit mobile version