Site icon PORTALB

Edhe shefi i diplomacisë greke me optimizëm ka komentuar bisedën telefonike mes dy kryeministrave

Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov/ Foto:. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Kreu i diplomacisë greke, Nikos Kocijas ka komentuar bisedën telefonike mes dy kryeministrave, maqedonas dhe grek.

“Sot kemi bërë hapin vendimtar” deklaroi në një intervistë për televizionin grek “Contra”.

“Dy kryeministrat do të bisedojnë sërish nesër dhe do ta përfundojnë bisedën që kanë filluar sot”, tha kreu i diplomacisë greke në intervistë.

Sa i përket perspektivës evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, Koxias tha se me marrëveshje të ratifikuar në Parlamentin e tyre, Greqia do të japë dritën jeshile në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE më 25 qershor dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, NATO do të jep ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë.

Exit mobile version