Site icon PORTALB

Në Brazil gjenden shtatë kufoma

ilustrim

Në Rio de Janeiro të Brazilit janë gjetur shtatë kufoma, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët policorë i kanë gjetur kufomat në zonën pyjore të malit Sugar Loaf, raporton BBC.

Zyrtarët supozojnë se kufomat janë të personave të pësuar në përleshjet e bandave në rajonin Urca që ndodhi gjatë fundjavës. Hetimi është në rrjedhë.

Gjatë dy viteve të fundit në Brazil janë intensifikuar përleshjet dhe trazirat.

Exit mobile version