Një 48-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë gruan e tij 28-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Piaçenca të Italisë, në sy të dy fëmijëve të vegjël, një vajze dhe një djali.
Gruaja është kuruar në spital për shkak të plagëve që kishte marrë në trup, si pasojë e goditjes. Sipas mediave italiane, shqiptari 48-vjeçarë është arrestuar nga policia.
Ndaj tij rëndojnë tre akuza: “lëndime të rënda trupore”, “dhuna në familje” dhe “kërcënimi”. Fëmijët e vegjël të çiftit mësohet se i janë besuar një të afërmi, transmeton Gazetashqip.com.
Një hipotezë është se gruaja donte të mbronte vajzën nga dhuna e të atit. Fqinjët kanë dëgjuar britmat që vinin nga banesa në orën 22.00 dhe menjëherë njoftuan karabinierët.