Site icon PORTALB

Ministri Tevdovski: për dallim nga më parë, qytetarët kontrollojnë paratë shtetërore

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski

“Për dallim nga më parë, qytetarët tash kanë më shumë kontroll ndaj harxhimit të parave shtetërore, harxhohet në mënyrë ekonomike, kurse institucionet dhe investuesit e haj kanë kthyer besimin e politikës fiskale. Me më shumë masa, punohet për përmirësimin e standardit jetësore të qytetarëve”, kështu ka deklaruar ministri i Financave, Dragan Tevdovski, njofton Portalb.mk.

Përveç kontrollit ndaj parasë publike, sipas ministrit Tevdovski, qytetarët e Maqedonisë kanë pasur mundësi të ndikojnë edhe në miratimin e buxhetit, përmes debatit publik. Të njëjtin kanë pasur mundësi ta bëjnë edhe me vënien në debat publik të ligjit për furnizime publike.

Sipas tij, qëllimi i kontrollit ndaj harxhimeve të funksionarëve shtetërorë, është që me transparencë dhe llogaridhënie të funskionarëve, të rritet standardi jetësore i qytetarëve të Maqedonisë.

Exit mobile version