Federeta e Futbollit të Turqisë (TFF) dhe klubi turk Fenerbahçe publikuan mesazhe ngushëllimi për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Fadil Vokrri, i cili sot ndërroi jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga TFF thuhet se me krijimin e një marrëdhënieje të ngrohtë në mes të Kosovës dhe Turqisë gjatë periudhës së drejtimit të FFK-së nga Fadil Vokrri, janë realizuar një numër i madh i projekteve të rëndësishme.
“Shprehim pikëllimin tonë të thellë për vdekjen e Fadil Vokrrit dhe shprehim ngushëllime për familjen, fansat e tij, Kosovës dhe gjithë familjes së botës së futbollit”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të TFF-së.
Ndërsa në mesazhin e klubit të Fenerbahçes thuhet: “Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të afërmit e Fadil Vokrrit, i cli ndërroi jetë dhe për të cilin ndajmë dhimbjen me ndjenjat tona më të sinqerta. Shprehim ngushëllime dhe u urojmë durim të gjithë fansave të Vokrrit, duke filluar nga komuniteti i klubit tonë, ashtu edhe gjithë populli i Kosovës”.
Kujtojmë se Vokrri në periudhën 1990-1992 ka luajtur për klubin turk Fenerbahçe.