Sot fillon testimi i maturantëve për gjuhët amtare

Në shkollat e mesme në Maqedoni sot nga ora 10 deri në orën 14:00, do të mbahet provimi për gjuhën amtare dhe letërsi për periudhën e qershorit. Në gjuhën maqedonase do të japin provim 10119 maturantë, në gjuhën shqipe 4.474. ndërsa për gjuhën turke 373 maturantë.

Gjuha amtare dhe letërsi është një nga te testet ekstreme dhe e detyrueshme për maturën shtetërore. Për herë të parë këtë vit përveç gjuhës amtare provim do të jepet edhe në gjuhët e huaj të cilat u zhvilluan të shtunën e kaluar.

Të hënën (11 qershor) do të mbahet provimi ekster për kimi (241 kandidatë), fizik (100), biologji (3737), histori (2610), filozofi (2923), estetikë (180) dhe biznes (3939 kandidatë).

Më 13 qershor do të testohen edhe maturantët të cilët kanë zgjedhur të japin provim në matematik. ndërsa janë paraqitur 1926 kandidatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button