Europianët s’e duan Rusinë në G7

Përfaqësuesit më të lartë europianë kanë kundërshtuar propozimin e presidentit amerikan Doland Trump për kthimin e Rusisë në grup e vendeve më të industrializuara në botë.

Ka qenë vet kancelarja gjermane Angela Merkel ajo që ka deklaraur se nuk është koha e duhur që Rusia të kthehet në këtë strukturë shtetesh, transmeton Klan Kosova.

“Përfaqësuesit e BE në takimin e Kebek të Kanadasë kanë rënë dakord se kushtet për të ripranuar Rusinë në grupin e vendeve me ekonomi të avancuara nuk janë arritur ende”, ka deklaruar ajo.

Rusia u dëbua në 2014 pas aneksimit të Krimesë nga ana e saj dhe propozimi i Trump për kthimin e saj është i pari serioz që nga ajo kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button