Site icon PORTALB

Portali i afërt me VMRO-DPMNE-në “Kurir”, në pronësi të hungarezëve

Me rritjen e depozitave themeluese, vazhdon që të futet kapitali hungarez në mediat e afërta me opozitaren VMRO-DPMNE, ndërkaq po bëhen ndryshime edhe në sturkturën pronësore, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, deri te të cilat ka ardhur portali “Prizma”, pronar i “Em Media”, ndërmarrja botuese e portaleve “Kurir”, “Lider”, “Ekonomski” dhe “Vistina”, bëhet ndërmarrje me kapital të vetëm hungarez  “Adinamik Media” e shtetases nga Hungaria, Agnesh Adamik.

Paraprakisht, pronësinë e ndërmarrjes e kanë ndarë me një person Sashe Stojanovski dhe një ndërmarrje hungareze. Me ndryshimet më të reja, Stojanovski del nga pronësia, ndërkaq ndërmarrja hungareze bëhet pronare me 100% të aksioneve, ndërkaq depozita themeluese është rritur mbi 51.000 euro.

Ndryshe, kryeministri hungarez, Viktor Orban, njihet si përkrahës i VMRO-DPMNE-së. Ai gjatë mitingut të fundit të VMRO-DPMNE-së u paraqit edhe në një video, ku i dha përkrahje partisë.

Një shtetas hungarez, pjesë e pronësisë së “TV Alfa”

Exit mobile version