SHBA tanimë gjatë kohë i jep mbështetje Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me zgjidhjen e kontestit me emrin, theksoi ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, njofton Portalb.mk.
Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, në pauzën e Forumit të parë Energjetik në Maqedoni, që sot dhe nesër mbahet në Strugë nën organizimin e ELEM-it, tha se zgjidhja e këtij problemi të gjatë do të sjellë të mirë për të dyja vendet, por do të sjellë edhe prosperitet dhe stabilitet për tërë rajonin.
“Vazhdojnë bisedimet mes dy vendeve me ndihmën e OKB-së. Duke e pasur parasysh specifikasitetin unë do t’ua lë të dy vendeve që bashkë të gjejnë zgjidhje të pranueshme, të cilën qytetarët e presin gjatë kohë”, tha Bejli.