Site icon PORTALB

Disa metoda natyrale për trajtimin e djegieve nga dielli

Ajshe Leka

Ajshe Leka

Secili prej nesh ndjen kënaqësi kur rrezitemi në diell. Vitamina D që marrin nga dielli, mund të ndihmojë në shëndetin tonë të përgjithshëm. Megjithatë, ekspozimi i tepërt në diell mund të jetë dhe i dëmshëm. Qëndrimi gjatë në diell mund të shkaktojë rrudhje, djegie dhe dëmtim të lëkurës, si dhe mund të rrisë rrezikun për kancerin e lëkurës. 

Gjëja e parë që duhet të bëni në rast se keni djegie nga rrezet ultraviolet, është reagimi për të lehtësuar djegiet dhe dhimbjet që i shkakton djegia e lëkurës.

Këtu do t`i gjeni disa mënyra si mund t`i trajtoni këto probleme

  1. Fillimisht bëni një dush të ftohtë me sapun, ndërsa për lehtësim të shtuar, bëni përzierjen e ujit me sodën e bukës, e cila ndihmon në lehtësimin e inflamacionit dhe kruajtjes. Ky kombinim reagon më mirë kur thahet vet në lëkurë, kështu që e lini të thahet vet në vend të fshirjes.
  2. Uthulla e mollës dhe uthulla e bardhe janë një zgjidhje tjetër që mund të jetë e dobishme. Përzierja e ujit të ftohtë të dushit me një filxhan uthull lehtëson dhimbjet nga djegiet në diell.
  3. Një tjetër opsion, është një banjë me ujë të freskët prej 15-20 minuta. Pas kësaj, thajeni butësisht lëkurën tuaj me një peshqir të pastër, sepse fërkimi i lëkurës gjatë tharjes vetëm do ta irritojë më tej atë. Pasi të keni tharë lëkurën tuaj, lyejeni atë me një vaj natyral si vaji i vitaminës D. Lëreni lëkurën tuaj që të thithë këtë vaj për disa minuta dhe pastaj aplikoni një krem hidratues ose losion.
  4. Nëse lëkura juaj është dëmtuar nga djegiet, atëherë vendosni diçka të ftohtë, por sigurohuni që këtë ta bëni në mënyrë të drejtë. Mbështilleni një shtresë akulli në një leckë të lagur dhe mbajeni mbi pjesën e djegur. Kjo do të absorbojë nxehtësinë nga lëkura juaj, do të ngushtojë enët e gjakut dhe do të zvogëlojë ënjtjen.
  5. Metodë tjetër efektive është një përzierje e qumështit, ujit dhe akullit. Merrni një filxhan qumësht, 4 gota ujë, dhe disa kube akulli dhe duke e lagur një leckë të pastër, vendoseni atë në vendin e djegur për 15 deri në 20 minuta dhe përsëriteni këtë veprim çdo 2 deri në 4 orë. Proteina, yndyra dhe pH e qumështit kanë një efekt anti-inflamator në lëkurë.
  6. Bëni një pastë me misër dhe ujë dhe aplikojeni direkt në vendin e djegur nga dielli, sepse vepron si antiinflamator.
  7. Ashtu si qumështi, edhe kosi ka proteina dhe yndyra që mund të trajtojnë pjesë të djegura, për të lehtësuar dhimbjet. Për lehtësim nga dhimbjet, aplikoni kos në të gjitha zonat e djegura nga dielli, shpërlajuni pastaj në një dush të freskët dhe pastaj butësisht lyejeni lëkurën e thatë.
  8. Ju mund të përfitoni edhe nga marule, e cila posedon vlera analgjetike. Ujin e marules, që më parë duhet të vlohet dhe pastaj të ftohet në frigorifer për disa orë, aplikojeni për të lyer lëkurën e djegur me disa topa pambuku.
  9. Opsioni më i drejtpërdrejtë është përdorimi i ujit të ftohtë me akull. Hidhni ujë dhe akull në një tas, legeni një leckë në të dhe vendoseni mbi pjesën e djegur. Përsëriteni këtë proces disa herë në ditë, për 10 deri në 15 minuta.
  10. Pini shumë ujë për të ndihmuar në parandalimin e efekteve tharëse të një djegie nga dielli.

Konsumoni fruta dhe perime tjera hidratuese të cilat përfshijnë: bostan, pjepër, kastravecë, mana, grejfrut, mango, mollë, dardhë, portokall, kivi, boronicë, domate, speca, marule, mix sallatë jeshile, kungulleshka, karota, brokol, spinaq, jogurt dhe supë me perime dhe mish pule. Të gjitha këto ushqime hyjnë në listën e ushqimeve dehidratuese të cilat do të ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes nga djegiet.

 KËSHILLË:

…………………………..

Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe  

Exit mobile version