Site icon PORTALB

Meksika, skandal “me drita të kuqe” përpara Botërorit

Kombëtarja meksikane e futbollit po përballet me një skandal jashtë fushave të blerta, kur duhen pak ditë nga nisja e turneut më të rëndësishëm për të gjitha përfaqësueset e globit.

Shumë lojtarë, të cilët do të përfaqësojnë vendin në Botërorin rus, janë nën akuzë se organizuan një festë me prostituta, menjëherë pas një miqësoreje të zhvilluar ndaj Skocisë, transmeton TCH.

Revista “TV Notas” raportoi ngjarjen, duke publikuar edhe fotografi që konfirmojnë akuzat për festën, e cila zgjati thuajse 24 orë në Mexico City.

Exit mobile version