Site icon PORTALB

Shqipëri, sekuestrohen mbi 670 kilogramë kanabis

Kanabis

Gjatë një operacioni në Vlorë policia ka sekuestruar 671 kilogramë kanabis dhe ka arrestuar një person, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë kanë zhvilluar operacionin e koduar “Karaburuni”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë, në Gadishullin e Karaburunit, u gjetën dhe sekuestruan 671 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë do të vazhdojë hetimet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Exit mobile version