Site icon PORTALB

MPJ me apel për qytetarët e Maqedonisë, për protestat e nesërme në veri të Greqisë

Ministria e Punëve të Jashtme, RMV

Për shkak të protestave të paralajmëruara për nesër në Greqi, nga “Komiteti për luftim për karakterin grek të Maqedonisë”, në qytetet në veri të Greqisë, me fillim prej ora 19:30, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPJ), apelon deri te qytetarët e Maqedonisë që të përmbahen nga provokimet e mundshme dhe veprimet që do të cenonin sigurinë e tyre, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të mundësisë së eskalimit të protestave, paralajmërohen qytetarët e Republikës së Maqedonisë, që të sigurojnë vendet e qëndrimit të tyre, si dhe të mbrohen nga çdo veprim që do të kishte pasoja për sigurinë e tyre”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Exit mobile version