Site icon PORTALB

Gjykatësja Kacarsa e dërgoi ish-ministren Jankullovska në kontroll gjinekologjik

Gordana Jankullovska

Gordana Jankulloska

Ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska e kontrollojnë katër gjinekologë të Klinikës së Gjinekologjisë, pas urdhrit të gjykatëses Dobrilla Kacarska. Kontrolli bëhet me qëllim që të konfirmohet se a është me të vërtetë shtatzënia e saj e rrezikshme, për shkak të së cilës nuk paraqitet në seanca gjyqësore të rastit “Tank”, shkruan “Fokus.mk”, transmeton Portalb.mk.

Siç bën të ditur “Fokus”, gjinekologët duhet të konfirmojnë se në cilën javë të shtatzënisë është Jankullovska, a është shumë e rrezikshme që kohës së fundit nuk paraqitet në seancë dhe a mund të lëvizë.

Gjinekologët që e kontrollojnë atë janë: Ana Daneva, Beti Zisovska, Ivo Qaev dhe Goran Koçoski.

Exit mobile version