Site icon PORTALB

Haradinaj dhe Muhaxheri sot para gjykatës

Ilustrim

Në Gjykatën Themelore të Pejës, sot nga ora 10:00 është caktuar të mbahet seanca gjyqësore lidhur me padinë që kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Haradinaj e ka paditur më parë Muhaxherin për shpifje ndaj tij, njofton Klan Kosova.

Muhaxheri kishte thënë se Haradinaj bën para nga kontrolli i tregut të naftës dhe lojërave të fatit në vend.

Exit mobile version