Site icon PORTALB

Tajvan, zhduket nga radari një avion F-16

Avion

Ilustrim

Forcat ajrore të Tajvanit njoftuan se një avion F-16 i cili ishte në fluturim trajnues është zhdukur nga radari gjatë stërvitjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avioni është zhdukur 34 minuta pas nisjes nga një bazë ajrore në rajonin Hualien në lindje të Tajvanit në kuadër të një stërvitjeje ushtarake ndërsa autoritetet kanë nisur aktivitetet e kërkimit, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve e Tajvanit (CNA).

Avioni thuhet të ketë humbur në një zonë pyjore në qytetin Keelung, 165 kilometra në veri të bazës ajrore.

Exit mobile version