Site icon PORTALB

Thaçi i ndan medaljen presidenciale diplomatit Jeffrey Hovenier (FOTO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi të hënën diplomatin amerikan, Jeffrey Hovenier, dhe e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, tha Thaçi, transmeton REL.

Ai e falënderoi diplomatin amerikan për, siç tha, kontributin që ka dhënë në Konferencën e Rambujesë, në Procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Unë dhe familja ime ndihemi shumë të nderuar. Ndryshimet pozitive në Kosovë janë mbresëlënëse. Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, tha Hovenier.

Exit mobile version