Site icon PORTALB

Tetovë, policia e ka vrarë një 38 vjeçar të arratisur nga burgu

MPB Policia

Policia e Maqedonise, foto ilustrim

38 vjeçari i dënuar me 25 vjet burg për “vrasje”, Jeton Rexhepi i njohur me nofkën Llapi nga Tetova, sot duke u përpjekur për t’i ikur policisë, ka mbetur i vrarë në Tetovë.

I arratisur shumë vite më herët nga burgu, policia ka tentuar ta privoj nga liria. Kjo ishte tentativa e katërt me radhë e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi, është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016 por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i ikte policisë.

Exit mobile version