Site icon PORTALB

Lëndohet rëndë një shkupjane, është shkelur nga një automjet transportues

Ilustrim

Në rrugën “Pero Nakov” dje rreth orës 9, një automjet transportues “Fiat Doblo” me targa të Strumicës e drejtuar nga D.I. (46) nga Strumica e ka goditur këmbësorin J.S. (54) nga Shkupi, njofton Portalb.mk.

E lënduara me veturë të Ndihmës së Shpejtë është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë dhe po punohet për pastrimin e rastit.

Exit mobile version