Site icon PORTALB

Në Stamboll arrestohen 51 të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Ilustrim

 Forcat turke të sigurisë, arrestuan të shtunën 51 shtetas të huaj, të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç bëjnë të ditur burimet policore, njësitet për luftë kundër terrorizmit, kryen bastisje në kohë të sinkronizuar në nëntë qarqe, duke arrestuar dyshuarit me akuzën se kishin planifikuar sulme terroriste.

Gjatë bastisjeve, policia konfiskoi dokumente dhe pajisje digjitale të cilat i kanë takuar DEASH-it.

Forcat e sigurisë tashmë për një kohë të gjatë janë të përfshira në një fushatë që synon “spastrimin” e Turqisë nga terroristët e DEASH-it.

Mbi 300 persona janë vranë në sulmet në Turqi, për të cilat përgjegjësinë e mori organizata terroriste në fjalë, ku objektiv kanë qenë civilët.

Exit mobile version