Site icon PORTALB

Zaev për protestën e opozitës: me vëmendje do t’i dëgjoj porositë e tyre

Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Opozita ka të drejtë të protestojë, dhe me vëmendje do t’i dëgjoj porositë e tyre, kështu i ka komentuar protestat e sotme të partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Secila opozitë ka rol të rëndësishëm në shoqëri. Unë me vëmendje do t’i ndjek porositë që do të dalin nga protesta, sepse në një shtet demokratik normal, shtet të lirë, opozita është ajo që edhe kritikon, edhe jep rekomandime se si ta përmirësojmë Republikën e Maqedonisë”, tha sot Zaev, në ngjarjen e nisjes së punimeve të rrugës Shtip – Radovish.

Exit mobile version