Site icon PORTALB

Meksikë, është vrarë kandidati për këshillin e qytetit

Pistolete

Pistolete, ilustrim

Rodrigo Salado, kandidat për këshillin e qytetit të San Markos afër Akapulkos në zgjedhjet të cilat janë planifikuar për 1 korrik, është vrarë të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Partia meksikane në pushtet njoftoi se kandidati i tyre është sulmuar dhe vrarë dhe se do të fillojnë hetimet lidhur me këtë rast. Ata kërkuan të ndëshkohen autorët.

Nga Prokuroria theksojnë se sulmi është kryer nga një grup i personave të armatosur.

Sipas të dhënave zyrtare, nga shtatori i vitit të kaluar janë sulmuar 177 politikanë, ndërsa janë vrarë 103.

Exit mobile version