Site icon PORTALB

Hapet thirrja për grante të projekteve “Me mendim kritik deri te qytetarët me shkathtësi mediatike”

CrikThink - KrikThink

Në hotelin “Holiday Inn” në Shkup është mbajtur ngjarje hyrëse për projektin “Me mendim kritik deri te qytetarët me shkathtësi mediatike – CrikThink”, të cilin me përkrahje nga Bashkimi Evropian, në tre vitet e ardhshme do ta realizojë Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorphosis” dhe “Qendra për Strategji Evropiane – Eurothink”.

Në takimin, në të cilin morën pjesë përfaqësues të organizatave qytetare, mediave dhe institucioneve shtetërore, ekipi i projektit i ka paraqitur elementet bazike dhe e ka paralajmëruar thirrjen e parë për grante të vogla e cila do të zgjatë deri më 6 korrik.

Në ciklin e parë të programit për grante të vogla të “CrikThink” është e planifikuar që të ndahen tetë grante, me të cilat do të përkrahen projektet e destinuara për çdonjërin prej tetë planeve rajonale.

Qëllimi i projekti, ashtu siç tha udhëheqësi i projektit “CrikThink” dhe drejtori programor i “Metamorphosis”, Filip Stojanovski, është që të promovohen njohuritë elementare për media si bazë për ruajtjen e të drejtës së qytetarëve që të kenë mendime të ndryshme, nëpërmjet stimulimit të kulturës për mendim kritik, pluralizëm të mendimeve dhe vlera demokratike.

Skemën e granteve të vogla e paraqiti, Goran Llazarovski, koordinator projektesh në “Eurothink” ndërkaq për rëndësinë e njohurive elementare për media dhe për Rrjetin e Njohurive Elementare për Media, ka folur emilija Petreska – Kamenjarova, udhëheqëse e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Njohurive Elementare për Media në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Të gjithë detajet për thirrjen, të interesuarit mund t’i shohin në ueb-faqen e projektit www.crithink.mk.

Exit mobile version