Site icon PORTALB

Mirë se erdhe Ramazan!

Ramazani.. Muaj që myslimanët me padurim dhe me mallëngjim e presin, e presin me lot gëzimi  muajin më të çmuar dhe begatshëm në zemrat e tyre.

Ramazani është muaj i  mirësisë dhe mëshirës, muaj i pastrimit dhe dëlirësisë, muaj e çiltërsisë dhe kalitjes.. në këtë muaj pastrohen zemrat, përmirësohen shpirtrat dhe kalitet nepsi.

Është muaji që jep një mundësi për falje nga Allahu dhe shpëtim nga mëkatet tona.  Është muaji që të bëjmë vepra të mira dhe të japim lëmoshë. Është muaji kur hapen dyert e xhenetit dhe shpërblimet për punët tona janë të lartësuara shumëfish.  Është muaji ku lutjet pranohen dhe statusi i besimtarit është i lartësuar. Është muaji ku mëkatet falen. Allahu dhuron më shumë mëshirë (bekime) për robërit e Tij në muajin e ramazanit.

Urime o mysliman ardhja e muajit të mirësive, muajit të bamirësive, muajit të adhurimeve, muajit të kënaqësive, All-llahu krenohet me ju tek melaqet e tij dhe shikon  garat tuaj në vepra të mira.

Mirë se erdhe o mysafir i çmuar dhe muaj i bekuar, mirëserdhe muaj i faljes dhe bamirësisë.

Mirë se erdhe muaj i Kuranit, agjërimit dhe namazit, muaj që All-llahu agjërimin e tij e bëri obligim, namazin e natën nafile, në këtë muaj hapen dyert e xhenetit e mbyllen dyert e zjarrit,  prangosen shejtanët, muaj i faljes, mëshirës dhe lirimit prej zjarrit, muaj i durimit dhe solidariteti, muaj i bashkëpunimit dhe bashkimit, muaj që ngritën shkallët e xhenetit dhe shlyhen mëkatet.

Siç çdo mysafirë i respektuar i cili duhet pritur në mënyrën më të mirë dhe me dinjitet ashtu edhe ky muaj i bekuar duhet pritur.

Në vijim do të cekim ca vepra që mund t’i quajmë protokolle për pritjen e këtij mysafiri që nëse kemi jetë e presim këtë muaj të jetë i kënaqur nga ne dhe të jemi prej atyre që e kemi kryer obligimin në mënyrën më të përsosur.

Me Lutja që All-llahu të na mundësojmë ta arrimë ramazanin duke qen të shëndosh dhe në mirëqenie, madje të jemi më aktiv në të adhuruarit e All-llahut të Lartësuar, transmetohet se i Dërguari i All-llahut  nëse hynte muaj Rexheb thoshte: “O zot i Madhëruar  na begato muajin Rexheb dhe Shaban ndërsa na mundëso ta arrimë Ramazanin” njashtu gjeneratat e para bënin lutje plotë gjashtë muaj para ramazanit që All-llahu t’ua mundëson ta arrin ramazanin  ndërsa gjashtë muaj pas ramazanit All-llahu tua pranon agjërimin dhe adhurimet pas ramazanit.

Me falënderime ndaj All-llahut për këtë dhunti dhe mirësi ngaqë arritja e këtij muaji të bekuar donë të thotë se ke një shans të madhe për tu falur gjynahet dhe shtuar sevapet dhe në këtë muaj është një natë më e vlefshme se një muaj.

Me gëzim dhe hare për ardhjen e këtij muaji të bekuar ngaqë i Dërguari i All-llahut i përgëzonte shokët e tij duke thënë: “Ju ka ardhur muaji i ramazanit, muaj në të cilën All-llahu i Lartësuar ua bëri obligim agjërimin, në këtë muaj hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e zjarrit”.

Me hapjen e zemrave tona ndaj myslimanëve dhe kultivimin  e dashurisë dhe solidariteti. Mos të ketë mes teje dhe ndonjë myslimani urrejtje, zili por të mbisundojë dashuri vëllazëria dhe solidariteti,  ashtu siç thotë i dërguari i Allahut, (Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!): “Allahu i vështron të gjitha krijesat e Tij në natën e gjysmës së muajit Shaban dhe i fal të gjitha krijesat e Tij, me përjashtim të atij i cili i bën shok Atij dhe atij që urren.”

Duke dhënë maksimumin në kryerjen e obligimeve, siç është falje e pesë kohëve të namazit dhe të jesh aq aktiv në adhurim që mos të shkoj kot as vlera me e vogël e ramazanit dhe duke u dhënë maksimumin në të larguarit nga mëkatet.

Duke lexuar dhe mësuar rregullat e agjërimit, duke bërë plane dhe parapërgatitje për të shfrytëzuar maksimalisht kohën gjatë ramazanit e në veçanti për të bërë një orar për leximin e Kuranit ngaqë ky muaj është muaji në të cilin zbriti Kurani.

Ta presim këtë mysafir duke u  penduar tek All-llahu pendim të sinqertë që në këtë mënyrë të jemi më afër krijuesit dhe mëshirës të tij me një fjalë nëse në këtë muaj nuk pendohet atëherë me thuaj se kur?

Duhet të parapërgatitemi në aspektin moral duke përmirësuar sjelljen duke eliminuar çdo ves të keq dhe rebelizëm në të njëjtën kohë duke u stolisur me moral, karakter, sjellje dhe veti të mira.

Në fund ta presim Ramazanin duke hapur një fletë të re e të ndritshme me:

1.    All-llahun e Lartësuar duke u penduar sinqerisht.

2.    Të Dërguarin e All-llahut duke iu nënshtruar urdhrave të tij dhe larguar nga ndalesat e tij.

3.    Me prindërit,farefisin, të afërmit, bashkëshortin fëmijët me bamirësi dhe respekt.

4.    Me shoqërinë në të cilën jeton duke qen një rob i devotshëm dhe i dobishëm për shoqërinë, i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai cili është më i dobishëm për njerëzit”

Myslimani në këtë mënyrë e prit ramazanin mu ashtu siç është toka e etur për shi, i sëmuri për ilaç dhe pritja e të dashurit pas një ndarje të gjatë./portalb/

 Shkruan: Hoxhë Abdyl Fuga

Exit mobile version