Site icon PORTALB

Maqedoni, ministrat shqiptarë s’kanë prerë asnjë shirit të kuq

Hazbi Lika

Hazbi Lika

Zv.kryeministri për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistem Politik Hazbi Lika për dy ditë radhazi mbetet i pakapshëm për mediat për të sqaruar ngecjet në realizimin e projekteve të Qeverisë, që janë në interes të shqiptarëve. Lika, gjatë prezantimit të aktivitetet të pushtetit në përvjetorit të parë të ekzekutivit, nuk ishte në mesin e anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, njofton Alsat M.

Jo-zyrtarisht flitet se Lika në tre javët e fundit, nuk ka mbledhur ministrat nga radhët e partisë së tij për konsultime, ashtu siç ka qenë praktika e deritanishme si përfaqësuesi i parë nga radhët e BDI-së në ekzekutiv. Gjatë kërkimeve në arkiv, nuk gjendet asnjë event ku Lika shihet të ketë prerë shiritin e kuq për projekte kapitale. Madje e njëjta gjë vlen edhe për kolegët e tij shqiptar në krye të dikastereve të tjera. Javë më parë Lika vizitoi Teatrin Shqiptar, një ndër shumë premtimet me interes për shqiptarët që deri tani s’ka gjetur realizim.

Exit mobile version