Në Maqedoni, gjatë 11 vjetëve të fundit në aksidente komunikacioni gjithsej kanë vdekur 1.757 persona, ndërkaq mesatarisht 160 persona në vit. Në vitin 2017-të, 24% prej personave që kanë humbur jetën në fatkeqësi komunikacioni, janë aksidentuar në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, thuhet në vizualizimin e publikuar nga D.A.T.A., me të dhëna të siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas analizës, gjatë vitit 2017-të, aksidentet e komunikacionit kanë ndodhur më së shpeshti në muajin korrik, ditën e shtunën, mes orëve 12:00 – 20:00.
“19% e të gjithë të ndjerëve nga aksidentet e komunikacionit kanë humbur jetën në muajin korrik, 18% kanë ndodhur të shtunën, ndërkaq 43% kanë ndodhur në orët prej 12:00 deri më 20:00”, thuhet në analizën e të dhënave të D.A.T.A.
Për më shumë shiheni vizualizimin:
Vizualizimet e publikuara janë pjesë e projektit D.A.T.A. – Data Analytics for Transparency and Accountability, të implementuar nga ana e Fondacionit Metamorfozis.
Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesit/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.