Integrimet evroatlantike të Maqedonisë, përmbushja e detyrimeve që kërkon Aleanca si dhe zhvillimet politike në Maqedoni kanë qenë temat e takimit të zhvilluar sot midis kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Aleksander Vershbau.
“Dielli i shqiptarëve lind në perendim” theksoi kryetari Ahmeti duke cituar rilindasin Naim Frashëri me ç’rast pasqyroi përcaktimin strategjik të shqiptarëve.
Kështu theksohet në komunikatën e BDI-së lidhur me takimin e zhvilluar, ku u nënvizua nevoja dhe angazhimi për paqen, stabilitetin si dhe zhvillimin ekonomik në vend dhe rajon.
Ambasadori Vershbau shprehu vlerësim të lartë për qëndrimet e kryetarit Ahmeti dhe kërkoi angazhim të mëtejmë drejt zgjidhjes së çështjes së emrit. Ambasadori Vershbau gjithashtu shprehu interesim për vlerësimet e kryetarit Ahmeti rreth gjendjes në rajon. Ambasadori Vershbau theksoi që NATOja nuk ka plan B për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe që rruga e vetme për ta hapur derën e NATOs është nëpërmjet zgjidhjes së çështjes së emrit. Brukseli është i shqetësuar për pasojat eventuale që mund të sjell vonesa e rreshtimit të Maqedonisë në Bruksel. NATO kërkon vëndosmëri dhe lidership për sjelljen e vendimeve të rëndësishme drejt zgjidhjes së çështjes së emrit.