Pjesa më e madhe e fëmijëve pëlqejnë të bëjnë dush të rrethuar nga rosakët e tyre apo lodrat e tjera prej gome. Ato mund të shërbejnë për argëtim, ose për të kapërcyer frikën e ujit, por a ju kishte shkuar mendja se mund të jenë të dëmshme? Në fakt, një studim nga Instituti i Federal Zviceran i Shkencës dhe Teknologjisë zbulon se këto lodra mund të përbëjnë habitat ideal për bakteret dhe mikrobet, transmeton Pernenat.al.
Analiza e rezultateve tregoi se në të vërtetë lodrat që zakonisht përdoren gjatë banjës, siç janë rosat prej gome mund të kontaminohen. Në sipërfaqet e brendshme, ekspertët vërejtën mes 5 dhe 75 milion qeliza për centimetër katror. Në 80% të lodrave që janë zbuluar baktere dhe organizma që gjenden në infeksionet spitalore. Megjithatë mund të shohim dhe anën e mirë sepse ato forcojnë sistemin imunitar të fëmijës. Për të shmangur rreziqet, mund të jetë i dobishëm zëvendësimi i lodrave të vjetra me ato të reja.