Site icon PORTALB

Integrimi evropian, alternativa e vetme

Integrimi evropian, alternativa e vetme

Integrimi evropian, alternativa e vetme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, është takuar sot edhe me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manual Barroso, takim ky gjatë të cilit, është vlerësuar se nga dialogu mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë janë nxjerrë disa marrëveshje të cilat duhet të zbatohen, me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dyja vendeve. Jahjaga dhe Barroso vlerësuan se integrimi evropian për tërë rajonin e Ballkanit dhe për Kosovën është e vetmja alternativë që siguron stabilitet dhe paqe afatgjate.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Barroso diskutuan për perspektivën evropiane të Kosovës si dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Ata biseduan për nevojën e thellimit të reformave në Kosovë, në fusha të ndryshme, përfshirë atë të sundimit të ligjit dhe për integrimin e komuniteteve. /kosovapress

Exit mobile version