Site icon PORTALB

Dimitrov sot do të kërkojë takim me presidentin e shtetit që ta informojë rreth negociatave për emrin

Nikola Dimitrov

“Pas kthimit të mbrëmshëm të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov nga Brukseli, siç jam i informuar, ai sot do të kërkojë takim me kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov që ta informojë për gjithçka të re rreth negociatave”,  kështu u përgjigj kryeministri Zoran Zaev sot në pyetjen e Mkd.mk, në konferencën e sotme për media në lidhje me ankesën e djeshme të presidentit se nuk informohet për asgjë në lidhje me negociatat, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari Ivanov është informuar për gjithçka që ka ndodhur gjatë negociatave për emrin deri në takimin mes liderëve. Sot do të informohet për të rejat rreth negociatave që nga takimi. Edhe për negociatat me Cipras menjëherë do t’i informoj institucionet kompetente, liderët politik, kryetarin e shtetit dhe Kuvendin”, tha Zaev.

Exit mobile version