Site icon PORTALB

Avaria në traget, pas 18 orësh udhëtim Topi arrin në Durrës

Avaria në traget, pas 18 orësh  udhëtim Topi arrin në Durrës

Avaria në traget, pas 18 orësh udhëtim Topi arrin në Durrës

Trageti “Adriatika1”, në të cilin ndodhet dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pas rreth 18 orësh udhëtimi, ka mbërritur në Portin e Durrësit mbëmjen e sotme rreth orës 19:00. 

Presidentit Topi i është ofruar ndihmë si nga autoritetet shqiptare ashtu edhe nga ato italiane por ai ka preferuar të qëndrojë në traget bashkë me udhëtarët e tjerë. 

Trageti “Adriatika 1”, ka pësuar një avari rreth 20 milje larg portit të Durrësit. Ai duhej të mbërrinte në port rreth orës 07:00- 08:00 të mëngjesit të sotëm. 

Hysni Ruçi, kapiteni i portit të Durrësit, deklaroi se trageti ka pësuar avari pasi janë bllokuar filtrat e naftës për shkak të cilësisë së dobët të kësaj të fundit. 

Presidenti Bamir Topi po kthehej nga vizita e tij në Itali. /Portalb

Exit mobile version