Site icon PORTALB

Kam hequr tëmthin, çfarë ushqimesh duhet të konsumoj?

Ilustrim

Jam operuar para tre javësh nga tëmthi, ku ma hoqën fare. Desha ndihmën tuaj nëse mund të më këshilloni se çfarë ushqimesh duhet të konsumoj dhe çfarë jo. Faleminderit!

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Nëse keni kryer kolecistektomi kohët e fundit, duhet të merrni mjekim për një vit me acid ursodeoxycholic, në varësi të peshës suaj (kontaktoni me gastrohepatologun). Regjimi që duhet të ndiqni: vakte në sasi të vogël dhe të shpeshta. Shmangni ushqimet me yndyrë, pikante dhe që treten me vështirësi. Për një muaj pas kolecistektomisë do t’ju rekomandoja përveç acidit ursodeoxychic edhe pantoprazol 40 mg 1 tabletë esëll në mëngjes dhe kreon 10000 IU 3 herë para ngrënies./ Shendeti.com.al

Exit mobile version