Site icon PORTALB

SPB Tetovë paralajmëron dënime për personat që do të shkaktojnë zjarr

Ilustrim

Pas periudhës së freskët që kaloi, me fillimin e stinës së verës, fillojnë dhe rritjet e temperaturave. Krahasuar me periudhën paraprake, në masë të madhe rritet edhe rreziku i përhapjes së zjarreve në rajonin e Tetovës. Kjo për shkak se në këtë rajon ka bimësi të dendur, dhe për këtë shkak, është më se e nevojshme vigjilencë maksimale, dhe sjellje të përgjegjëshme të çdo individi.

Për këtë shkak, Sektori i Punëve të Brendëshme Tetovë, përsëri apelon deri te qytetarët, të jenë gjithmonë të përgjegjshëm nëse lëvizin apo punojnë në fushë, ose nëpër male, të mos i djegin mbeturinat, kufijtë apo barishtet në fushat e tyre, dhe mos të hudhin mbeturina paraprakisht të djegura, të cilat përmbajnë ende prrush, dhe cigare të ndezura.

Krahas kësaj, atyre që këto ditë dhe para së gjithash gjatë vikendeve, dalin në piknik në vende të caktuara, në rajon dhe më gjërë, paralajmërohen të përmbahen nga ndezja e zjarreve, të cilët shumë shpejtë mund të përhapin flakë përrreth, dhe me këtë të shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda të përmasave të mëdha. Këshillohen gjithashtu, në vende të hapura të mos hudhin shishe të qelqit, ose lëndë tjera lehtë të djegshme, të cilat gjatë qëndrimit të diellë mundë të shkaktojnë zjarre.

Përndryshe, do të ballafaqohen me sanksione të parapara me ligjë- dënime adekuate, me rikujtim se për shkaktim të zjarreve, dënimet me burgë parashifen prej 6 muaj deri 8 vjetë, varësishtë nga zjarri i shkaktuar pasojat si dhe rrethanat tjera.

Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë është duke ndërmarrë masa preventive që në kohë të evitohen shkaktarët e zjarreve, ndërsa do të përforcohen kontrollet dhe aktivitetet e planifikuara në rajonin më të gjërë, të cilat gjat këtij dhe muajve në vijim, do t’i realizojnë bashkarishtë me institucionet tjera përgjegjëse në rajon.

Exit mobile version