Site icon PORTALB

Koxias: Unë dhe Dimitrov e mbaruam punën tonë, fjalën përfundimtare e kanë kryeministrat

Koxias - Dimitrov

Koxias - Dimitrov

Ministrat e Punëve të Jashtme kanë mbaruar me pjesën e tyre, bisedimet vazhdojnë në nivel ekspertësh, ndërkaq kur të mbarojnë ata, tekstet e përgatitura nga ministrat do të jenë në duar të kryeministrave për marrëveshje përfundimtare, thotë shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në lidhje me bisedimet për emrin, njofton Portalb.mk.

“Të dy ministrat për Punë të Jashtme kemi mbaruar me atë që ne e kemi marrë nga të dy kryeministrat e vendeve. Sot ose sipas të gjitha gjasave nesër, do të vazhdojnë bisedimet në nivel ekspertësh – ajo çfarë duhet të zgjidhet është e natyrës teknike dhe juridike. Menjëherë pasi të mbarojnë ato dhe sa të sqarohen çështjet teknike dhe juridike, tekstet e përgatitura në nivel të ministrave të Jashtëm do t’u ndahen dy kryeministrave, të cilët do të bisedojnë dhe do të arrijnë marrëveshje përfundimtare”, ka deklaruar Koxias.

Exit mobile version