Site icon PORTALB

“Katimerini”: Tryeza e bisedimeve Maqedoni – Greqi, me propozim që lidhet me Krushevën

Shkupi. Foto: Portalb/Fatbardha Curri

Shkupi

Gazeta greke “Katimerini” ka shkruar, se në tryezën e bisedimeve ku temë është çështja e emrit Maqedoni – Greqi, është një propozim i ri, me përdorim të përgjithshëm dhe që lidhet me Krushevën, njofton Portalb.mk.

Duke shkruar për Kryengritjen e Ilindenit dhe Republikën e Krushevës të viti 1903, “Katimerini” thotë se “emri i ri do të jetë me burim sllav, duke hedhur poshtë “anticitetin”, të imponuar nga tashmë ish kryeministri i dënuar, Nikolla Gruevski”.

Ajo thotë se propozimet e ndërmjetësit të OKB-së, Methju Nimic, si “Gorna Makedonija” dhe “Nova Makedonija”, me përdorim të përgjithshëm nuk janë të pranueshme për palën maqedonase, që është parakusht për palën greke.

“Të dy antë do t’i intensifikojnë kontaktet diplomatike deri te Samiti i Këshillit Evropian, që mbahet më 28 qershor”, shkruan “Katimerini”.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov, për momentin janë në Bruksel, ku po zhvillohet takim i Këshillit për Punët të Jashtme të BE-së.

Exit mobile version