Site icon PORTALB

Nga pesë ditë pune, Nikolla Gruevskin katër ditë në gjykatë

Gruevski - Dodevski

Gruevski - Dodevski

Pas vendimit në lëndën “Tank” ku ish kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet burg, për këtë javë janë caktuar katër seanca të reja gjyqësore. Gjegjësisht i dënuari Gruevski, duhet të ulet në bankën e akuzuarve në lëndën “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Dhuna në Qendër”. E vetmja ditë që Gruevski nuk do të jetë në gjykatë është e mërkura, njofton Portalb.mk.

Nesër dhe të enjten, Gruevski duhet që të paraqitet në gjykimet për lëndën për parregullsi zgjedhore “Titanik”, e cila për shkak procedurave ankimore të avokatëve disa herë është anuluar. Të martën duhet që të vazhdojë gjykimi për “Trajektoren”, apo për provizionet gjatë ndërtimit të autostradave. Të premten është e caktuar seanca për vazhdimin e gjykimit për lëndën “Dhuna në qendër”, e cila lëndë është hapur përpara dy vjetëve, por assesi të mbarojë me vendim gjyqësor.

Exit mobile version