Site icon PORTALB

Micotakis: Me çështjen e pazgjidhur të emrit mundemi të jetojmë edhe 2-3 vjet

Kirjakos Micotakis

Kirjakos Micotakis

“Nëse kam përgjegjësi politike, çështja e emrit do të zgjidhet kur të vlerësoj se ajo zgjidhje do t’u shërbejë interesave nacionale”, thotë kryetari i partisë opozitare Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis në një intervistë për televizionin grek “Sky”, në lidhje me atë se cilat do të ishin hapat e tij nëse tani bisedimet dështojnë dhe ai bëhet kryeministër dhe duhet që t’i vazhdojë, njofton Portalb.mk.

“Njëzet vjet jetojmë me këtë problem, me këtë çështje të pazgjidhur, sipas asaj mund të jetojmë edhe 2-3 vjet. Nëse unë kam përgjegjësi politike, problemi do të zgjidhet, kur të vlerësoj se zgjidhja do t’u shërbejë interesave nacionale”, thotë Micotakis, duke shtuar se partia e tij asnjëherë nuk ka thënë se nuk do zgjidhje, por është e nevojshme që të jetë në pajtueshmëri me kushtet greke.

Ai gjithashtu sqaroi se korniza nacionale për zgjidhjen që e vendosin ata, nuk fokusohet vetëm në çështjen e emrit, por gjithashtu është e patjetërsueshme kushti që “të ketë revizion kushtetues dhe eliminim të irredentizmit që të mundet të ekzistojë pakoja e plotë e marrëveshjes”.

Exit mobile version