Site icon PORTALB

Juventusi merr vendim përfundimtar për Douglas Costa

Douglas Costa

Douglas Costa

Juventusi e ka ndarë mendjen rreth të ardhmes së anësorit brazilian, Douglas Costa.

Siç raporton Claciomercato, Juventusi ka për qëllim të kompletojë një marrëveshje me Bayern Munichun për blerjen e kartonit të brazilianit, transmeton Albeu.

Rivalet e Manchesterit, Manchester City dhe Manchester United janë shumë të interesuara për Costan.

Klubet angleze po planifikojnë oferta në vlerë mbi 90 milionë euro për të, por Juventusi do të tentojë ta shfrytëzojë marrëveshjen paraprake me Bayernin për ta blerë përfundimisht Costan, i cili është i huazuar tek Zonja e Vjetër.

Exit mobile version