Site icon PORTALB

Kryeministri Zaev javën e ardhshme për vizitë në Maltë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Delegacioni Qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev më 29 dhe 30 maj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maltës.

Siç njofton press-shërbimi Qeveritar, në ditën e parë më 29 maj Kryeministri Zaev, do të takohet me Kryetaren e Maltës Mari Luiz Kolleiro Preka, me Kryeministrin e Maltës Xhozef Muskat me të cilët do të realizoj një takim plenar mes dy Qeverive.

Gjithashtu gjatë vizitës së tij Kryeministri Zaev do të takohet edhe me Kryeparlamentarin e Maltës Angjello Ferugjia.

Exit mobile version