Site icon PORTALB

Mbrëmë janë ndjerë tërmete në rajonin e Prespës dhe Ohrit

Tërmet- Ilustrim

Fakulteti Matematiko-Natyror në Shkup ka regjistruar mbrëmë një seri të tërmeteve në rajonin e Prespës dhe të Ohrit. Dy nga këto tërmete janë regjistruar 50 dhe 59 minuta pas mesnate me fuqi prej 3 shkallëve të Rihterit. Dridhjet nga tërmetet janë ndjerë edhe në Ohër, Strugë dhe Kërçovë. Epiqendra e tërmeteve ka qenë 85 kilometra në jugperëndim të Shkupit, përcjell TV Shenja. 

Exit mobile version