Kompania automobilistike Fiat Chrysler njoftoi se ka tërhequr afër 4,8 milionë automjete në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fiat Chrysler në një deklaratë theksoi nevojën për përditësimin e softuerit të sistemit të tempomatit në automjetet në fjalë.
Sipas deklaratës, një qark i shkurtër elektrik mund të pamundësojë anulimin e tempomatit nga ana e shoferit.
Në deklaratë bëhet e ditur se përditësimi i softuerit do të bëhet 15 modele të ndryshme të prodhuara mes viteve 2014-2018.
Aksionet e Fiat Chrysler u zvogëluan për 2,5 për qind në bursën e New Yorkut pas njoftimit në fjalë nga kompania.