Site icon PORTALB

Indi, gjarpri kafshon nënën, vdes edhe foshnja

Gjarpër

Gjarpër

Një grua në Indi, e cila është kafshuar në gjumë nga gjarpri si dhe foshnja e saj kanë humbur jetën pasi që helmi i gjarprit ka kaluar në qumështin e nënës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, një grua 35 vjeçare në provincën Uttar Pradesh është kafshuar në gjumë nga një gjarpër helmues, mirëpo gruaja e cila nuk ka vërejtur se është kafshuar kur është zgjuar në mëngjes e ka ushqyer vajzën e saj 3 vjeçare me gji.

Zyrtari i policisë, Vijay Singh thotë se pas një kohe është përkeqësuar gjendja e nënës dhe foshnjës dhe të dyjat kanë vdekur ende pa arritur në spital.

Në Indi ku ka rreth 300 lloje të gjarpërinjve, çdo vit 46 mijë persona humbin jetën si pasojë e kafshimit nga gjarpërinjtë.

Exit mobile version